Trepça-kampion i Kosovës për U18

 

Trepça u shpall kampion i Kosovës U18, me ç’rast e mundi në finale Marigona Hill Prishtinën 62:61 (22:22, 18:13, 16:19, 6:7).

Sfida finale ishte shumë interesante. Periudha e parë ishte mjaft e baraspeshuar dhe këtë e dëshmon edhe rezultati 22:22. Në periodën e dytë, skuadra mitrovicase ishte për një nuancë më e mirë, duke e fituar këtë pjesë 18:13, duke shkuar në pushim me shifrat 40:35.

Pjesën e dytë, përkatësisht çerekun e tretë më mirë e nisën prishtinasit, duke kaluar në epërsi 47:54, por një seri prej 9:0 e ‘Xehetarëve’ bëri shifrat në semafor pas 30 minutash të jenë 56:54. Në 10 minutat e fundit u zhvillua lojë interesante dhe dramatike deri në fund, ku Trepça fitoi me shifrat 62:61.

Te Trepça u dalluan: Anes Gashi me 22 pikë e 14 kërcime, Rinol Gashi me 14 pikë e 10 kërcime dhe Ergyn Rushiti me 12 pikë, kurse te Marigona Hill Prishtina u dalluan: Altrim Osmani me 13 pikë e 10 kërcime dhe Genc Zeqiri me 16 pikë e 10 pikë.

Në ndeshjen për vendin e tretë, KB Vushtrria Basket e mundi Pejën me shifrat 70:57.

Back to top button