Osmani kujtoi veprimtarin Shaban Manaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi veprimtarin Shaban Manaj, në 24-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes.
Osmani tha se, kontributi i Shaban Manajt për kauzën e lirisë dhe demokracisë do të kujtohet përgjithmonë dhe do të jetë frymëzim për brezat, ndërkaq vendosja e drejtësisë do të jetë angazhim i yni i vazhdueshëm!
”Në historinë e Kosovës, emri i Shaban Manajt mbetet simbol i përkushtimit, qëndrueshmërisë dhe angazhimit të palëkundur. Një veprimtar politik, avokat dhe bashkëpunëtor i presidentit historik dr. Ibrahim Rugovës, i cili mishëroi qëndresën, shpresën, drejtësinë dhe barazinë u rrëmbye dhe u vra”, ka shkruar Osmani./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?