Osmani kujton masakrën e Studimes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Studimes në Vushtrri.

Osmani ka thënë se fjalët nuk mund ta shprehin në mënyrë të duhur pikëllimin  për 116 jetët e humbura të banorëve të Studimes nga ky akt barbar i forcave të regjimit gjenocidal të Serbisë.

“Megjithëse plagët e luftës dhe të ditës së kobshme në Studime mund të mos shërohen kurrë plotësisht, shpirti i banorëve mbetet i pathyer.Studimja tashmë është ringritur, teksa banorët krahas me shpresën për drejtësi, shikojnë kah e ardhmja.Do t’i kujtojmë martirët përherë për të mos u harruar, sikurse do t’i kujtojmë të gjitha masakrat nëpër Kosovë!”, ka shkruar Osmani./21Media

Back to top button