Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani: Marsi në Kosovë, kujtesë e përhershme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se marsi është muaj që reflekton kujtesën e sakrificës dhe vendosmërisë.

“Marsi në Kosovë nuk është thjesht një muaj në kalendar – por një kujtesë e përhershme e sakrificës, e heroizmit dhe e vendosmërisë së popullit tonë për liri”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Tutje ajo ka përmendur me lavdi komandantin Adem Jashari dhe familjen e tij bashkë me heronjtë e UÇK-së, teksa ka shpërndarë një galeri fotografish nga manifestimet që shënuan hapjen e Epopesë së UÇK-së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button