Një person gjendet i vdekur në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur pasditen e së mërkurës në bulevardin “Bill Klinton”.
Rastin në fjalë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Agron Borovci.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 57 vjeç, është pa shenja jete”, tha Borovci.
Policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?