Osmani: Masakra e Rogovës së Hasit një nga krimet më makabre në historinë e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 25 vjetorin e Masakrës në Rogovë të Hasit.

Osmani është shprehur se nuk do t’i harrojmë asnjëherë jetët e pafajshme të marra në mënyrë brutale, shkruan rtv21.tv.

“Më 27, 28 dhe 29 janar 1999, ndodhi një nga krimet më makabre në historinë e Kosovës – Masakra e Rogovës së Hasit. Forcat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit, sulmuan brutalisht fshatrat Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës dhe masakruan 9 civilë, teksa në altarin e lirisë ranë edhe 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk do t’i harrojmë asnjëherë jetët e pafajshme të marra në mënyrë brutale, sikurse edhe ata që ranë për lirinë tonë!”, thuhet në përkujtimin e Osmanit, publikuar në faqen zyrtare të Presidencës.

Ndërsa në përvjetorin e kësaj masakre, Osmani ka kërkuar drejtësi në mënyrë që krime të tilla të mos përsëriten kurrë më.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për dëshmorët dhe martirët e Rogovës së Hasit!”, ka thënë Osmani./21Media

Back to top button