Osmani: Më shumë se gjysma e kosovarëve u bënë refugjatë si pasojë e gjenocidit të Millosheviqit

Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar për Ditën e Refugjatëve, duke thënë se në këtë ditë kujton sakrificën dhe vuajtjen e pamasë të refugjatëve në mbarë botën.

Osmani tha se gjatë luftës në Kosovë, “më shumë se gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i gjenocidit të Millosheviqit”.

“Sot ne vazhdojmë të përforcojmë zërat e refugjatëve dhe mbrojmë të drejtat e tyre”, shkroi Osmani në Twitter, duke shpërndarë fotografi të qytetarëve që iknin nga Kosova si refugjatë në vitet 1998-1999. /21Media

Back to top button