Osmani merr pjesë në inaugurimin e rrugës “Ibrahim Rugova” në Shkup

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka marrë pjesë në një ceremoni inaugurimi të një rruge me emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Shkup.

Bashkë me Osmanin e pranishme shihet se ka qenë edhe vajza e ish-presidentit Rugova, Teuta.

Rruga “Ibrahim Rugova” është në komunën e Çairit në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Osmani po qëndron për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ajo dje u takua me krerët institucionalë e mori pjesë në aktivitete të ndryshme./21Media
Back to top button