Plagoset një person në Kamenicë, i dyshuari iku nga vendi i ngjarjes

Një person është plagosur dje në Kamenicë. Sipas Policisë, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjilanit dhe gjendja e tij është stabile.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ka vërejtur një të dyshuar deri me tani të pa njohur duke tentuar që të kryej vjedhje në një vend punishte ku viktima ishte duke punuar. Sapo viktima e ka pyetur se kush jeni ju, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës me ç’rast e ka plagosur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore një gëzhojë.”, ka bërë të ditur Policia.

Në lidhje me rastin, është konsultuar prokurori i shtetit, derisa rasti është në procedurë hetimore.

Ky rast nga Policia është cilësuar si “Vrasje në tentativë”./21Media

Back to top button