Osmani merr urim nga presidenti i Gjermanisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.
Ambasadori ia ka dorëzuar Osmanit telegramin e urimit të presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier, për 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Osmani e ka falënderuar ambasadorin Rohde për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit gjerman ndaj Kosovës.
Në takim është biseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon. Palët kanë diskutuar edhe për punën e institucioneve të Kosovës të cilat kanë realizuar reforma përmbajtësore në fushën e sundimit të ligjit.
Ambasadori ka vlerësuar përparimin e dukshëm në luftën kundër korrupsionit. Është diskutuar se me parametra të tillë, të cilët ndihmojnë në forcimin e rendit dhe të ligjit, krijohen kushte për investitorë të jashtëm./21Media

Back to top button