Osmani-ministrit grek: Njohja e Kosovës nga Greqia do t’i thellojë marrëdhëniet

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Osmani gjatë këtij takimi ka potencuar se njohja e Kosovës nga Greqia do t’i thellojë edhe më tej marrëdhëniet bilaterale e multilaterale ndërmjet të dy vendeve.

Ndërsa, ministri Dendias i ka dhënë mbështetje Kosovës në rrugën evropiane, sikurse edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

“Osmani, gjithashtu ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në mekanizmat e euro-atlantik të sigurisë. Presidentja Osmani ka potencuar edhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në sferën e turizmit e kulturës”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Dendias ka zhvilluar takime edhe me liderë të tjerë institucional në Kosovë./21Media

Back to top button