Cilat janë arsyet që gratë e komunitetit pakicë nuk kryejnë vizitat mjekësore te gjinekologu?

 

Ndaj çdo situate në vend, shumë shpesh më të prekurit janë komuniteti rom, ashkali, egjiptian, të cilët rrezikojnë të hyjnë në varfëri edhe më të skajshme.

Në programin e mëngjesit “Për Ditë të Mbarë”, drejtori i Balkan Sunflowers Kosova, Muhamet Arifi, tregoi diçka shumë të pazakontë.

Në Kosovë, ka gra të cilat i përkasin komunitetit rom, ashkali, egjiptian e që të njëjtat nuk kryejnë vizitat për disa arsye te gjinekologu.

Arifi shprehet se një numër i madh i tyre nuk kryejnë vizitat mjekësore te gjinekologu dhe kjo krijon problem të madh pasi ato, gratë, nuk mund të shkojnë si shkak që në shumë qytete në Kosovë, gjinekologët janë meshkuj, në Fushë Kosovë, është një shembull i tillë të cilin e potencon Arifi . Ndër të tjera ato nuk mund të vizitojnë klinikat private që ofrojnë këto shërbime për gra, për shkak që ato mund të kushtojnë një kosto shumë të lartë dhe të papërballueshme, e po ashtu e fundit por jo më pak e rëndësishme është që shumë prej tyre ende nuk janë vetdijësuar për rëndësinë që këto vizita kanë.

Ndërkohë, Arifi bën të ditur që për këtë neglizhencë të vizitave mjekësore, për të qenë të informuar për gjendjen aktuale të personit, vijnë edhe si shkak institucioneve të cilat, sipas drejtorit, bëjnë shumë pak në ofrimin e ligjëratave apo materialeve që kanë të bëjnë me shëndetin.

Ai gjithashtu, nuk përjashtoi mundësinë që edhe po të ofrohen këto materiale, interesimi për t’i lexuar është dukshëm i vogël, që po ashtu, nuk mjafton të jenë të informuara vetëm gratë, por edhe burrat./21Media

Back to top button