Osmani mirëpret ratifikimin e marrëveshjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mirëpret ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe ShBA-ve, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin e Kompaktit.
“Mirëpres mbështetjen njëzëri në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku sot u ratifikua marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin e Kompaktit. Përveç konfirmimit të partneritetit strategjik me SHBA-të, vendimi i sotëm i Kuvendit paraqet angazhimin tonë institucional më serioz drejt trancizionit energjetik në Kosovë. Na priftë e mbara! “, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ratifkimin e kësaj marrëveshje e mirëpriti edhe kryeministri Albin Kurti, i cili vfalënderoi deputetët që votuan pro./21Media

Back to top button