Mbi 6 milionë euro qarkullim të fshehur nga rrjetet sociale, kriptovalutat e shpronësimet

Agjencia Tatimore e Kosovës bën të ditur se janë vlerësuar mbi 6 milionë euro qarkullim të fshehur nga tre sektorë specifikë: rrjetet sociale, kriptovalutat dhe pjesa e shpronësimeve.
Sipas ATK-së Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës ka identifikuar 6.1 milionë euro qarkullim nga këta sektorë, që kanë qenë të obliguar të deklarojnë dhe paguajnë për të hyrat e realizuara.
“Administrata Tatimore e Kosovës po vazhdon me monitorimin e personave juridik/bizneseve dhe personave fizike, të cilët përfitojnë nga rrjetet sociale, kriptovalutat, si dhe nga pjesa e shpronësimeve. Vetëm gjatë kësaj periudhe nga Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës janë identifikuar 6.1 milion euro qarkullim nga sektorët e lartcekur, të cilat sipas legjislacionit tatimor në fuqi kanë qenë të obliguara të deklarojnë dhe paguajnë për të hyrat e realizuara, por meqenëse nuk kanë deklaruar vullnetarisht, ATK ka bërë vlerësimin sipas dispozitave tatimore. ATK siç ka paralajmëruar edhe më herët, ka në dispozicion vegla të avancuar të cilat sigurojnë mbledhjen e informatave nga burime të ndryshme, sikurse për persona juridik ashtu edhe për persona fizik/individ. Andaj, përmes kësaj komunikate i bëjmë thirrjet gjithë përfituesve që t’i kryejnë vullnetarisht obligimet e tyre, me qëllim që mos të bëhen objekt i ndëshkimeve dhe hetimeve”, thuhet në njoftimin e ATK-së./21Media

Back to top button