Osmani mirëpret rezolutën e Parlamentit Evropian për anëtarësimin e Kosovë në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mirëpritur rezolutën e Parlamentit Evropian që i dha mbështetje aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kritikave për Serbinë që po përpiqet ta destabilizojë rajonin.
“Mirëpresin qëndrimin e Parlamentit Evropian për Kosovën në rezolutën e djeshme. Si përfaqësues të evropianëve në të gjithë BE-në, njohja dhe mbështetja për rrugën e Kosovës në BE është parësore. Më e rëndësishmja, ata kanë njohur gjithashtu rreziqet në rritje të agresionit dhe përpjekjeve destabilizuese të Serbisë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Welcome @Europarl_EN position on Kosovo in yesterday’s resolution.
As representatives of Europeans across the Union, recognition of & support for 🇽🇰’s EU path is paramount.
Crucially, they have also recognized the growing dangers of Serbia’s aggression & destabilizing efforts. pic.twitter.com/VqfS7ZFVSJ— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 19, 2023
Në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri Albin Kurti i dorëzoi Çekisë e Kosovës për anëtarësim në BE./21Media