Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani: Nderojmë guximin e popullit polak

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Poloni ku ka marrë pjesë në Samitin global ‘Vital Voices Summit’, bëri të ditur se dje te Monumenti i Kryengritjes në Varshavë, kanë nderuar guximin e popullit polak ‘për një ndër pjesët më të rëndësishme të historisë së tyre’.

Osmani, në një postim në Facebook, tha se fryma e rezistencës, e sakrificës dhe e shpresës, e cila udhëhoqi ata që u ngritën për lirinë e tyre është e njëjta frymë që bashkon edhe sot.

“Dje, te Monumenti i Kryengritjes në Varshavë, nderuam guximin e popullit polak për një ndër pjesët më të rëndësishme të historisë së tyre. Fryma e rezistencës, e sakrificës dhe e shpresës, e cila udhëhoqi ata që u ngritën për lirinë e tyre është e njëjta frymë që na bashkon edhe sot”, ka shkruar Osmani.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button