Osmani nderon viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001, në mesin e tyre edhe tre shqiptarë.
E para e vendit ka thënë se Kosova është përherë me popullin amerikan dhe e vendosur të luftojë terrorizmin.
Në një postim në Facebook ka shkruar se mbi 3 mijë jetë të shuara në sulmet e shtatorit na kthejnë kujtesën se sa e çmuar është liria.
“”Asnjë ditë e vetme nuk do t’i fshijë nga kujtesa e kohës” -Virgil. Kjo thënie e Virgjilit e vendosur në ballë të Memorialit 9/11, është thirrje për kujtesë të përhershme.Shkallët e mbijetesës, druri i vetëm i mbijetuar, fotografi të të zhdukurve, një automjet zjarrfikësish përbëjnë një pjesë të ekspozitës së tmerrit nga sulmet e 11 shtatorit 2001”, ka shkruar Osmani.
Osmani ka përkujtuar se në mesin e viktimave të sulmeve terroriste ishin edhe tre shqiptarë, në mesin e tyre edhe Mon Gjonbalaj që nuk arriti ta gëzojë pensionimin./21Media

Back to top button