Osmani ndërpret vizitën në New York shkaku i zhvillimeve në veri
Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, ka ndërprerë vizitën e saj në New York dhe është nisur për në Prishtinë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit.
Zyra e Presidentes së Kosovës ka demantuar raportimet se delegacioni përcjellës i Presidentes në New York ishte i madh. Në komunikatë për media thuhet se presidentja ka udhëtuar për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme me vetëm 4 anëtarë të kabinetit të saj.
Të shtunën, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur, ndërsa është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan./21Media