Osmani: Në Bërdo-Brion u fol njëzëri për liberalizimin e vizave

Pas samitit të Procesit Bërdo-Brioni, i cili u mbajt në Slloveni, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se u fol njëzëri që Kosovës duhet t’i përfundojë procesi i liberalizimit nga Bashkimi Evropian.
Ajo tha se Kosova qëndron si anëtare e barabartë e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, derisa shtoi se nuk ka vend në BE-në që janë kundër liberalizimit për Kosovën.
“Shpresojmë që gjatë tetorit do të ketë takim që do ta shtyjë përpara procesin e liberalizimit”, ka thënë ajo gjatë një konference për media.
Samitin e Bërdo-Britonit, Osmani e konsideroi me rol të rëndësishëm në përafrimin drejt BE-së./21Media

Back to top button