Vetëm tri automjete i kthyen targat nga ato ilegale në RKS

Prej se ka filluar procesi i përgatitjeve për regjistrimin e veturave dhe kthimin e targave nga ato ilegale në RKS, tri automjete janë regjistruar me targa RKS. Kështu ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv Ministria e Punëve të Brendshme.
“Pajisje me targa të Republikës së Kosovës sipas Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 për Regjistrimin me Targa ‘’RKS’’ të mjeteve që posedojnë targat, ‘’PR’’, ‘’KM’’, ‘’PZ’’,’’GL’’, ’’UR’’, ‘’PE’’ DHE ‘’DA’’ APO ‘’ÐA’’ deri më tani janë regjistruar tri automjete”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
Më 1 shtator ka nisur procesi i riregjistrimit të makinave me targat që lëshohen nga Serbia, me akronime të Kosovës, sikurse KM, PZ e të ngjashme.
Prishtina i konsideron ilegale këto targa dhe ka thënë se me procesin e riregjistrimit, qytetarët në veri do të përfitojnë lehtësira të tjera tatimore, që mund të arrijnë vlerën e 5.000 eurove./21Media
 

Back to top button