Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani në “Camp Dodge”, nis vizitën në Iowa

Presidentja Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë në shtetin amerikan të Iowas. Në ditën e parë të vizitës, ajo ka vizituar kampin Dodge.

Osmani ka thënë se Garda Kombëtare e Iowas ka luajtur rol kyç në forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovë.

“Në Camp Dodge, ne fillojmë vizitën tonë zyrtare në Iowa. Garda Kombëtare e Iowas ka luajtur një rol kyç gjatë viteve në forcimin e kapaciteteve dhe aftësive të Forcës sonë të Sigurisë. Ne jemi këtu për të zgjeruar partneritetin tonë simotër shtetëror dhe për të forcuar më tej lidhjet tona të pathyeshme me SHBA”, ka shkruar Osmani në X./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button