Osmani: Në fund të muajit maj kemi marrë informata specifike për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën

(Lajm i përditësuar)
Marrëveshja e Washingtonit, Osmani prë Hotin: Njeriu më jorelevant dhe nuk dua të humb asnjë sekondë me të
Presidentja e Kosovës , Vjosa Osmani duke folur për kritikat në Kosovë sa i përket deklaratës së saj për Marrëveshjen e Washingtonit mes Kosovës dhe Serbisë të arritur në vitin 2020, ajo insistoi se Kosova e ka zbatuar atë, ndërsa ish-kryeministrin Avdullah Hoti e quajti “njeriun më jorelevant” dhe tha se nuk dëshiron të humbë asnjë sekondë për të.
“Hoti është njeriu më jorelevant mbi të cilin nuk dua të humb asnjë sekondë. Unë dua të them një gjë – vetëm Serbia akuzon Kosovën për moszbatim të marrëveshjeve. A i keni lexuar këto marrëveshje dhe cilën pjesë nuk e ka zbatuar Kosova? Kosova ka hapur ambasadën në Jerusalem, Kosova nuk lejon të bëjë marrëveshje ekonomike për 5G as me Kinën dhe as me armiqtë e tjerë – ku ne e kemi zbatuar, Serbia jo. Serbia ka qenë e detyruar të mbyllë bizneset kineze dhe kurrë s’i ka mbyllur,” tha Osmani.
Presidentja paralajmëron: Nëse s’ka zgjidhje deri në fundjavë, i drejtohem Kushtetueses
Presidentja Vjosa Osmani tha se nëse edhe gjatë këtij vikendi nuk ka formim të institucioneve, në fillim të javës do ta dërgojnë për interpretim.
Sipas saj aktgjykimi i Kushtetueses dhe mos respektimi i afatit tridhjetë ditor për formim të institucioneve “duhet të ketë pasojë juridike”.
“Negocimi i koalicioneve është çështje e partive, në të cilat nuk mund të ndërhyjë asnjë president. Në të njëjtën kohë unë jam e bindur sikurse për çdo afat tjetër, edhe për këtë afat, në qoftë se nuk respektohet duhet të ketë pasojë juridike. Çka ndodhë me institucionet nëse ato nuk konstituohen deri më 26 korrik”, tha ajo.
“Sa i përket takimeve, unë kam pasë takime me të gjithë liderët politikë, me disa jam edhe në komunikim të vazhdueshëm. Ne i vazhdojmë takimet, megjithatë nuk është roli i asnjë presidenti që të negociojë koalicione, ta keni të qartë unë atë e kam të ndaluar me Kushtetutë”.
“Në të njëjtën kohë dua të qartësoj që Kushetuta nuk më lejon në këtë fazë ta shpërndajë Kuvendin dhe ta dërgojë vendin në zgjedhje. Pra, duhet të plotësohen disa kritere ligjore që akoma nuk janë plotësuar ende për një gjë të tillë, siç e dini kjo mund të ndodh në qoftë se shpërndahet Kuvendi, por ajo mund të bëhet pas konstituimit, në qoftë se dështon zgjedhja e qeverisë brenda një afati të caktuar e disa mundësi të tjera që për këtë rast nuk ekzistojnë”.
Osmani: Në fund të muajit maj kemi marrë informata specifike për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën
Presidentja Vjosa Osmani në një konferencë për media tha se në muajin maj kanë marrë informata që Serbia ka tendenca destabilizuese ndaj Kosovës.
“Në fund të muajit maj kemi marrë informata specifike. Gënjeshtrat e Serbisë janë pjesë e propagandës së tyre të vazhdueshme. I sigurojë qytetarët që nuk ka nevojë për panik. Kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme, megjithatë institucionet tona kanë gjithçka nën kontroll”, tha ajo.
Më tej ajo u shpreh se pas marrjes së këtyre informatave ka takuar institucionet e sigurisë në vend dhe ka informuar e ka kërkuar mbështetje nga aleatët e sigurisë.
“Kam ndarë këto informata me aleatët duke kërkuar mbështetje e tyre për të ndalë përshkallëzimin e planifikuar nga ana e Serbisë. Prandaj, gënjeshtrat e Serbisë se kinse ajo nuk ndërmerr hapa destabilizues janë pjesë e propagandës së tyre”., u shpreh Osmani.
“Lidhur me këto deklarata shumë konkrete, kam thënë, mënyra se si e kuptojmë ne, pra nuk kam interpretuar deklarata të presidentit Trump, por e kam treguar si e kam kuptuar unë si Presidente e Republikës së Kosovës, në qoftë se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është ndryshe, besoj që mund të ju drejtoheni”.
“Ne e vlerësojmë rolin e presidentit Trump si njeri që punon ditë e natë për paqe në botë, e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë këtë kontribut dhe tërë deklarata ime ka qenë në drejtim të vlerësimit të tij, pra vlerësimit pozitiv që e kemi për presidentin Trump dhe udhëheqjen e tij”, u shpreh Osmani.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?