Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani në prag të Krishlindjeve rikthehet në Kampin Bondsteel

Presidentja, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot është rikthyer në Kampin Bondsteel në prag të Krishlindjeve, për drekën e përbashkët me ushtarët amerikanë dhe të shteteve të tjera që shërbejnë në Kosovë.
Osmani në një postim në ”Facebook”, ka theksuar se duke qenë se festat e fundvitit i gjejnë ata larg shtëpisë dhe larg familjeve të tyre, ajo ka qenë aty me qëllim që t’ju përcjellë miqësinë e mirënjohjen për kontributin e tyre.
”Të gjithë ushtarëve që shërbejnë në Kosovë, faleminderit dhe urime festat!”, ka shkruar Osmani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button