Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani-Escobar-Lajçak: Takim me dyer të mbyllura

Negociatorët takim të veçantë me Kurtin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ata mbërritën në presidencë pas orës 16:00, në një takim të mbyllur për media.
Presidenca ka thënë se nuk do të ketë deklarim të Osmanit, por vetëm komunikatë për shtyp, ndërsa të dy emisarët do të mbajnë një konferencë për media mëngjesin e së mërkurës.
Menjëherë pas takimit me Osmanin, Escboar dhe Lajçak do të takohen me kryeministrin Kurti, takim i planifikuar pas orës 17:00.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button