Ky është Ermali!

Këngëtari, Ermal Fejzullahu njihet për jetën e tij luksoze, ku përmes rrjeteve sociale ai ka bërë të ditur se ka fillur pushimet verore në kohë të dimrit.
Nga pushimet artisti sot publikoi pamje të ndryshe, teksa duket se po i shijon ato.


Gjithashtu, artisti publikoi edhe një fotografi të vitit 1999, në fakt vërehet se ngjan me Ermalin e sotëm, mirëpo normalisht që ishte më i dobët.

Këngëtari, së fundmi ka treguar se së shpejti do të jetë gati shtëpia e tij e re.
Ai ka publikuar pamje të shtëpisë së re, në një prej lagjeve të reja më luksoze në vend.
“Shtëpia e re së shpejti”, ka shkruar këngëtari krahas fotografisë së publikuar në InstaStory.

Ermal fejzullahu është i martuar me Arianënb dhe së bashku kanë katër fëmijë, Artin, Bunën, Erën edhe Anën.

Ndërsa, përsa i përket jetës profesionale projekti i fundit nga artisti është bashkëpunimi me Yll Limanin. Kënga “As 1 minut”, e publikuar më 25 nëntor të vitit të kaluar, deri tani ka arritur mbi 3 milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button