Osmani nesër takohet me presidentin e Sllovenisë

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të takohet me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Kështu u bë e ditur përmes një komunikate nga presidenca dërguar mediave.

“Agjenda mediale e Presidentes Osmani për nesër (13 maj 2021) Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, pret Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidenti Pahor do të kenë konferencë për media. Vendi: Kabineti i Presidentes; (P. S Mediat e interesuara për përcjelljen e takimit dhe të konferencës duhet të jenë të pranishme në Presidencë në orën 15:20)”. thuhet në njoftim./21Media

Back to top button