Osmani njofton se janë evakuuar nga Afganistani dy kosovarë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se me asistencen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dy shtetas kosovarë janë evakuuar nga Afganistani dhe se së shpejti do të rikthehen në Kosovë.
Tutje, Osmani ka njoftuar se kanë qenë duke punuar në këtë drejtim dhe se më në fund kthimi tyre do të jetë i mundur.
Presidentja ka lënë të hapur një numër kontakti për të gjithë ata që kanë nevojë të informohen në lidhje me kthimin nga Afganistani në Kosovë./21Media



 

Back to top button