Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani njofton se ka folur në telefon me emisaren britanike, temë edhe çështja e formimit të qeverisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me Dame Karen Pierce, të dërguarën speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Përmes një shkrimi në platformën “X”, Osmani njoftoi se në këtë bisedë telefonike është diskutuar për zgjedhjet lokale të fundit në Kosovë, të cilat, sipas saj, dëshmuan profesionalizmin e institucioneve dhe përkushtimin e qytetarëve ndaj demokracisë.

Presidentja ngriti edhe shqetësime serioze për ndërhyrjet e paligjshme të Serbisë në procesin zgjedhor, duke theksuar se veprime të tilla godasin në zemër të demokracisë.

“Një sjellje e tillë destabilizuese duhet të përballet me një reagim të qartë dhe të bashkuar nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë”, deklaroi Osmani.

Në bisedë u trajtuan gjithashtu hapat e ardhshëm drejt formimit të Qeverisë dhe thellimit të agjendës strategjike dypalëshe mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button