Osmani optimiste për vizat
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Slloveni u shpreh optimiste që gjatë drejtimit të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Çekia mund të priten hapa pozitivë.
“Ne jemi duke i lejuar vetes që të jemi optimist dhe kjo mund të bëhet gjatë presidencës së Çekisë, dy arsye për këtë, lufta në luftë dhe mënyra sesi shtetet po shohin zgjerimin, dhe duhet të bëni me reformat që po merren në Kosovë dhe besueshmërinë që janë duke treguar”, tha ajo.
Osmani në një panel diskutimi edhe një herë ripërsëriti se Kosova tash e disa vjet i ka plotësuar kriteret për vizat.
Ajo tha se një udhërrëfyes të ri për vizat, është i papranueshëm.
Çekia, nga 1 korriku, ka marr kryesimin e radhëve të Këshillit të Bashkimit Evropian, që vazhdon në fund të vitit.
Kosova është e vetmi vend në rajon që nuk ka liberalizim të vizave./21Media