Osmani para samitit u takua me Macron
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Takimi mes Osmanit dhe Macron u zhvillua pak para nisjes së Samitit të Bashkimit Evropian (BE), me liderët e Ballkanit Perëndimor
Osmani njoftoi përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook.
Liderët e 27 vendeve të BE-së dhe gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor po marrin pjesë në samitin në Bruksel i cili do të zhvillohet dhe ditën e nesërme.
Samiti sot nisi në orën 09:30 në ndërtesën e Këshillit Evropian, ndërkaq në 11:30 do të ketë konferencë për media./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?