Dua Lipa sërish përfundon në Gjykatë

Artistja, Dua Lipa është paditur sërish për shkelje të të drejtave të autorit pasi ka postuar në Instagram foto të bërë nga një paparaci.
Sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në Gjykatën në Kaliforni fotografi, Robert Barbera pretendon se këngëtarja 26-vjeçare kreu shkelje të të drejtave të autorit pasi ajo postoi foto që ai i bëri asaj në vitin 2018.
“Pa leje apo autorizim nga paditësi, i padituri përzgjodhi, kopjoi, ruajti dhe shfaqi vullnetarisht çdo fotografi të mbrojtur nga e drejta e autorit të paditësit”, thuhet në ankesë.
Sipas Billboard, fotografi u përpoq ta zgjidhte çështjen jashtë gjykatës më parë, por pretendon se “komunikimi u ngadalësua dhe përfundimisht u ndal” pasi Lipa-s iu dha një draft-kopje e ankesës.
Pas kësaj, fotografitë thuhet se janë hequr nga llogaria e Lipës./21Media

Back to top button