Osmani pas marrëveshjes: Nuk ka asgjë që na ndalë
Vjosa Osmani deklarohet pas marrëveshjes LVV-LDK
Deputetja dhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, që njëherësh ishte edhe mandatare e LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e fundit, me anë të një postimi në faqen e saj në Facebook ka folur për arritjen e marrëveshjes dhe të ardhmen që e pret Qeverinëe re.
“Që nga fillimi jam angazhuar pa asnjë interes personal për të bërë realitet koalicionin LDK – LVV, për një arsye shumë të thjeshtë: sepse ky ishte vullnet qytetar”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ajo ka deklaruar se procesi i krijimit të institucioneve nuk ka qenë punë e lehtë, mirëpo këtë ia kishin borxh qytetarëve të vendit.
“Dhe tani, ua kemi borxh qytetarëve, e të gjithë atyre që nuk hoqën dorë nga besimi në ne, që fjalën e dhënë ta jetësojmë deri në fund. Nesër do t’i themelojmë institucionet e reja. Do t’i marrim përgjegjësitë e reja. Nuk ka asgjë që na ndalë”, ka përfunduar shkrimin e saj Osmani./21Media