Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani pas sulmit në Kremenchuk: Sulmi i Putinit, i egër e çnjerëzor

E para e Republikës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani e ka cilësuar si akt terrori sulmin e fundit në Kremenchuk të Ukrainës, sulm i realizuar në një qendër tregtare në të cilën brenda ishin mbi një mijë persona.
Presidentja Osmani ka thënë se ky sulm është i egër e çnjerëzor.
“Sulmi i fundit i Putinit mbi një mijë civilë të pafajshëm në Kremenchuk është i egër dhe thellësisht çnjerëzor. Ky është një akt terrori dhe një vazhdimësi e krimeve sistematike të luftës kundër civilëve. Zemrat tona janë për popullin e Ukrainës. Ne do të qëndrojmë gjithmonë me ta”, ka shkruar Osmani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button