Osmani pas takimit me Escobarin: Bashkëpunimi me SHBA- në duhet jetë bosht i veprimeve tona

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me emisarin Escobar tha se bashkëpunimi i Kosovës me SHBA-në ka qenë dhe mbetet jetik.

“Bashkëpunimi me aleatët veçanërisht me SHBA duhet ë jetë bosht i veprimeve tona”, tha Osmani.

Ajo po ashtu bëri tha se përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë, derisa siguroi se kjo do t’i plotësojë standartet e një gjykimi të drejtë, raporton rtv21.tv

Sa i përket dialogut, Osmani tha se Escobarin e siguroi se janë të përkushtuar për dialogun.

“Jemi të përkushtuar, kam potencuar… gjatë takimi varet edhe nga qasja e barabartë e ndërmjetësuesit të BE-së ndaj palëve “, tha Osmani

Sipas saj qasja selektive ndaj vetëm neneve të caktuara të marrëveshjeve bazike nuk ndihmon, zbatimit duhet të jetë i plotë e jo i pjesshëm./21Media

Back to top button