Kurti: Dekurajuese heshtja e ndërkombëtarëve për djegien e lokalit të nënkryetares së Zveçanit

Gjatë mbledhjes se Qeverisë, Kryeministri Kurti në fjalën e tij ka përmendur edhe rastin e djegies se dyqanit të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq, ku tha se duke u bazuar në prova, zjarrvënia ka qenë e qëllimshme për  frikësimin e serbëve lokalë që duan integrim në institucionet e Kosovës.

Tutje, Kurti ka kritikuar faktorin ndërkombëtar në vend, ku është shprehur se heshtja dhe mos reagimi i tyre për këtë rast edhe përkundër që kanë kaluar 5 ditë nga ngjarja, vetëm shkon duke u bërë edhe më shurdhuese dhe kjo heshtje është dekurajim për viktimën dhe inkurajim për agresorin.

“Natasha Tomaniq 8 marsin e nisi me lajmin se pronës së saj i është vënë zjarri. Provat flasin për zjarrvënie të qëllimshme. Dëmi llogaritet të jetë 40 mijë euro. Qëllimi nuk ishte financiar. Frikësimi dhe terrori ishin synimet dhe për serbët në veri të vendit, që duan integrim në institucionet e Kosovës. Një heshtje e tillë është sa dekurarjuese aq edhe inkurajuese. Dekurajuese për viktimën, inkurajuese për agresorin. Sulmi ndaj Tomaniq nuk ndodhi në vakum, njejtë siç pamjet e kriminelit Radojicic duke terrorizuar serbët e Kosovës dhe më pas takimin me ambasadorin e Serbisë në SHBA nuk ndodhen në vakum”, ka thënë  Kurti.

Back to top button