Osmani pas zjarreve në rajon: Kosova është gati t’u ndihmojë partnerëve të saj

Gjersa zjarret masive po vazhdojnë në shumë vende në rajon, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se Kosova është e gatshme t’i ndihmojë vendet e rajonit.
“Zjarret vazhdojnë të shpërndahen në rajon, fotografitë nga Shqipëria Maqedonia e Greqia të thyejnë zemrën. Mbrëmë trupat e FSK dhe zjarrfikësit, janë dërguar ngë Shqipëri për t’u ndihmuar në shuarjen e zjarreve. Mendimet tona janë me të prekurit, Kosova është e gatshme t’u ndihmojë miqëve dhe partnerëve tanë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Kujtojmë se, zjarret po vazhdojnë të përhapen në Greqi, Maqedoni, Algjeri e shumë vende tjera./21Media

Back to top button