Osmani për ditën e Pashkëve mysafire e familjes nga Klina

Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani me vajzat, bashkëshortin dhe zyrtarë nga stafi i saj, kanë vizituar një familje në Klinë për ditën e Pashkëve.
Osmani ka thënë se kjo ditë simbolizon sakfiricën sublime në emër të dashurisë për njerëzit.
”Dashuria e familjeve tona, ndjenja me të cilën ato e shtrojnë tryezën për miqtë dhe gatishmëria për t’ua falur atyre gjithë atë mikpritje, janë shenjë se simbolika e Pashkëve është e fuqishme mes nesh dhe se solidariteti e harmonia jetojnë fort ndër njerëzit tanë. Ato janë vlera jonë e përhershme”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media

Back to top button