Shefja e majtistëve në PE kërkon nga Franca liberalizimin e vizave për Kosovën

Sylvie Guillaume, shefe e grupit parlamentar të majtistëve dhe të gjelbërve në Parlamentin Evropian ka kërkuar nga ministri i brendshëm i Francës, Gerald Durmanin, liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në një letër e cila mban datën 8 prill të këtij viti, ajo shkruan se në vitin 2022 bëhen dhjetë vjet nga fillimi i procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Guillaume shkruan se Kosova gjatë këtyre viteve ka shumëfishuar përpjekjet e saj për të përmbushur kriteret evropiane të nevojshme për këtë liberalizim. Duke theksuar se ajo duhej të plotësonte dy herë më shumë kritere sesa të gjitha vendet e tjera që përfitojnë nga kjo heqje e vizave afatshkurtra.
Ajo ka shkruar se sipas Komisionit Evropian, këto kritere janë përmbushur që nga viti 2018 dhe monitorimi i vazhdueshëm nuk e vë në dyshim këtë analizë. Derisa shton se që nga viti 2019, ministritë e brendshme franceze dhe ato kosovare kanë bashkëpunuar në nivel dypalësh për shumë çështje, duke përfshirë luftën kundër krimit të organizuar./koha.net
Back to top button