Osmani për draft-statutin: Janë dy-tri gjëra që krijojnë dykuptimësi, duhet të adresohen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se ka çështje që krijojnë dykuptimësi në draft-statutin e Asociacionin të komunave me shumicë serbe.

Ajo tha se shpreson se të njëjtat do të eliminohen para se drafti të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. E para e vendit tha se ka përgatitur komentet me shkrim dhe se i ka dërguar tek të gjithë akterët e involvuar në përgatitjen e këtij drafti.

Kështu u shpreh Osmani pas ndarjes së çmimit për “Guxim-Vasfije” për doktorin Shukri Gërxhaliun.

Ajo tha para mediave se është kërkesë e emisarëve ndërkombëtar që të mos bëhen publike komentet në lidhje me këtë draft-statut.

Tutje, kryetarja e shtetit nuk dha detaje sa i përket komenteve të saj, por shtoi se është e padrejtë që i njëjti nuk është ndarë edhe me partitë opozitare.

Presidentja Osmani theksoi se shumë prej parimeve të vitit 2015 nuk janë të pranishme në draft-statutin euroamerikanë.

Back to top button