Ukraninsja fituese e Eurovizionit vendoset në listën e të kërkuarëve nga Rusia

Rusia ka vendosur në listën e kriminelëve të kërkuar një këngëtare ukrainase që fitoi “Eurovision Song Contest” në vitin 2016.

Jamala, emri i plotë i së cilës është Susana Jamaladynova, është “në listën e kërkuar për akuza penale”, pasi që është akuzuar për përhapjen e informacioneve të rreme për forcat e armatosura ruse.

Artistja Jamala ka përfaqësuar Ukrainën me këngën “1944” me të cilën dhe fitoi finalen e madhe të Eurovizionit, më 14 maj 2016 në Stokholm.

Media shtetërore ruse e quajti atë anti-ruse dhe Moska tha se shkelte rregullat e Eurovizionit.

Në vitin 2022, Ukraina fitoi sërish Eurovizionin falë këngës së grupit folk-rap Kalush Orchestra, “Stefania”, e cila u shkrua për nënën e këngëtarit./21Media

Back to top button