Osmani për Faton Hajrizin: Duhet të presim derisa të kemi një përgjigje konkrete

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për rastin e Faton Hajrizit, e cila tha se institucionet e Kosovës po angazhohen çdo ditë për ta zgjidhur këtë çështje.
“Republika e Kosovës e ka një zyre ndërlidhëse në Serbi dhe ambasadori ynë në këtë shtet në baza ditore angazhohet edhe me aleatët tonë edhe me institucionet tona. Ju siguroj që të gjitha përpjekjet janë duke u bërë. Thjeshtë kemi të bëjmë me një shtet fashist që edhe në raste të tilla tentojë të bëjnë pengesë. Duhet të presim derisa të kemi një përgjigje konkrete”, ka thënë Osmani.
Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Një ditë më herët, ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër. Faton Hajrizi qe arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.