Osmani për fotografinë e Thaçit: Nuk e largova veç e zhvendosa

Vjosa Osmani flet për zhvendosjen e fotografisë së Thaçit

Zhvendosjen e fotografisë së Presidentit, Hashim Thaçi nga zyra e Kryetares së Kuvendit, e ka arsyetuar  kryepalamentarja, Vjosa Osmani duke thënë se nuk është larguar po vetëm është zhvendosur.

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në repartin e Neonatologjisë, theksoi se fotografia e presidentit Thaçi ndodhet brenda kabinetit dhe sipas ligjit të simboleve nuk përcaktohet vendi se ku të vendoset, shkruan 21Media.

“Vendi ku e kam vendosur fotografinë, është më së i përshtatshëm për presidentin”, u shpreh ajo gjatë një prononcimi për media./21Media

 

 

Back to top button