Osmani për Kurtin: S’kemi pasur as dallimin me të vogël se Kosova duhet të mbrohet nga Vuçiqi

(Lajm i përditësuar)


Osmani për Kurtin: S’kemi pasur as dallimin me të vogël se Kosova duhet të mbrohet nga Vuçiqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për raportet e saja me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Ka thënë se nuk kanë pasur asnjëherë dallime për raportet e Kosovës me Serbinë.

E pyetur nga gazetarët për një rikandidim të mundshëm pas skadimit të mandatit si presidente, Osmani tha se sulmet e gazetarëve po e bindin që të kandidojë sërish.

“Jo vetëm këto pesë vite që jam presidente e Kurti është kryeministër, për aq sa njihemi ne nuk kemi pasur dallimin më të vogël se Kosova duhet të mbrohet nga Vuçiqi nga Serbia dhe nga shërbëtorët e tyre në Kosovë. Kjo kurrë nuk na ka nda, gjithmonë kemi qenë në një linjë. Kish qenë e udhës me thanë VV-ja po pajtohet me presidenten. Ne do të jemi afër e në bashkëpunim për ta mbrojtur Kosovën nga Serbia. A do të rikandidojë do të vendosi në ndërkohë, sa po dua me marrë pushim po çohen disa gazetarë po sulmojnë e po më bindin me vazhdu”, tha Osmani.


Osmani: Problemet me të cilat është përballë shkolla Ismail Qemali, i kam adresuar vazhdimisht në institucione komunale edhe qëndrore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për dërgimin e vajzave të saj për shkollim në shkollë publike, ajo tha se kjo ka ndodhur përshkak që të rriten njejtë sikur të gjithë fëmijët tjerë.

“Unë kam dasht me i dërgu vajzat në shkollë publike në mënyrë që të rriten sikur të gjithë fëmijët tjerë deri në momentin kur jemi përballë me rreziqet e jashtëzakonshme dhe ka qenë edhe vlerësim i rrezikshmërisë siç e kam thënë edhe dje që të ndërrohet shkolla por edhe largësia tepër e madhe na ka detyru që ta ndryshojmë”, deklaroi ajo.

Osmani për problemet me të cilat është përballur shkolla fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, tha se ato janë adresuar në institucione komunale edhe qëndrore nga vetë ajo.

“Problemet me të cilët tash është përballë shkolla Ismail Qemali unë i kam adresuar vazhdimisht në kontaktet e mia me institucione komunale edhe qëndrore, disa prej tyre janë adresu mirëpo për fat të keq shumë  prej tyre nuk janë adresuar”, tha ajo.

Këtë deklaratë presidentja Osmani e ka bërë në konferencën për media. /21Media


Osmani: Policët nuk qëndrojnë gjatë orës mësimore, kjo është një gënjeshtër e pastër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani edhe sot ka folur për vajzat e saj, për të cilat pretendon se po ju cenohet privatësia.

Osmani tha se policia nuk ka qëndruar gjatë orëve mësimore, ku kanë mësuar dy vajzat e saj, këtë ajo e cilëson si gënjeshtër të pastër dhe sulm ndaj Policisë së Kosovës.

Për shfrytëzimin e mbrojtjes së afërt nga presidentën në Kosovë, Osmani deklaroi se familjet e ngushta të ish presidentëve kanë shfrytëzuar edhe pas 3 vite pas përfundimit të mandatit.

“Policët nuk qëndrojnë gjatë orës mësimore kjo është një gënjeshtër e pastër dhe sulm edhe ndaj Policisë së Kosovës të cilët nuk e meritojn një sulm të tillë sepse thjesht po e kryejnë detyrën e njëjtë që e kanë kryer me presidentët paraprakë dhe familjeve të presidentëve paraprakë, me të drejtë jo vetëm që e kanë shfrytëzuar mbrojtjen e afërt gjatë mandatit por edhe 3 vite pas mandatit e kanë shfrytëzuar, a e dini pse përshkak se ju takon me ligj. Ligji për presidentin parasheh një gjë të tillë, a më keni dëgjuar ju ndonjë herë që të dal të them se pse po e shfrytëzojnë 3 vite pas mandatit mbrojtjen e afërt familja e ngushtë e ish presidentëve, natyrisht që jo. Ju takon me ligj dhe si presidente e vendit unë dua që ata të ndihen të mbrojtur”, tha presidentja Osmani. /21Media


Osmani mohon se mbrojtja e afërt e saj arrestoi dje gazetarin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se është gënjeshtër që dje mbrojtja e afërt e ka arrestuar gazetarin.

Ajo tha se “nuk ka bërë kërkesë dhe as nuk do ta bëjë kurrë” që të arrestohet i njëjti.

“Dje u publikua edhe një gënjeshtër që kinse policia qëndron në klasën ku ato marrin mësim, kjo është një gënjeshtër e pastër. Do të ishte çmenduri nëse unë si prind do të kërkoja një gjë të tillë. Vajzat e mia për pesë vjet kanë qenë në shkollën publike Ismail Qemali dhe po ashtu një gënjeshtër që dje u publikua se ato kanë marrë mësim veçmas, edhe kjo një gënjeshtër e kulluar. Ato nuk kanë mbajtur mësim ndaras. Gënjeshtra tjetër që u publikua dje që mbrojtja ime e ka arrestuar gazetarin, por dje mbrojtja e afërt nuk e ka arrestuar, ata nuk arrestojnë gazetar, ata kanë qenë në krye të detyrës zyrtare. Njëkohësisht ju e dini që inçizimi i paautorizuar është vepër penale, ju e dini që në kodin e etikës së mediave të shkruara është ndalimi i incizimit të paautorizuar nën moshën 18 vjeçare”, tha Osmani.

Sipas saj, ajo ka marrë me dhjetëra kërcënime dhe se për herë të parë në histori të vendit nuk është arrestuar askush.

“Ka një kërcënim që ka ardhur nga serbët në Twitter dhe shumë e shumë kërcënime të tjera që zakonisht drejtohen për fëmijët e mi. është hera e vetme që në historinë e Kosovës, nuk kanë marrë asnjë masë. Ju e dini që shumë mirë që çdo politikan kur kërcënohet i shohim shumë shpejt të akuzuarit para gjykatës. Dhe unë i përgëzoj institucionet që bëjnë një gjë të tillë, mirëpo është hera e vetme që në historinë e vendit tonë që një president ka dhjetëra kërcënime dhe asnjë person nuk është arrestuar”, deklaroi ajo.

Osmani reagoi dje pas arrestimit të kamermanit i cili u tha se xhiroi fëmijët e presidentes në shkollë.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe AGK e cila dënoi mbajtjen që e cilësoi si të paligjshme nga Policia e Kosovës.

“AGK-ja e dënon mbajtjen e paligjshme për disa orë të Mujit nga Policia e Kosovës, dhe do të kërkojë hetime nga Inspektorati Policor i Kosovës.”, thuhet në reagimin e AGK-së. /kp

Back to top button