Osmani: Policët nuk qëndrojnë gjatë orës mësimore, kjo është një gënjeshtër e pastër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani edhe sot ka folur për vajzat e saj, për të cilat pretendon se po ju cenohet privatësia.

Osmani tha se policia nuk ka qëndruar gjatë orëve mësimore, ku kanë mësuar dy vajzat e saj, këtë ajo e cilëson si gënjeshtër të pastër dhe sulm ndaj Policisë së Kosovës.

Për shfrytëzimin e mbrojtjes së afërt nga presidentën në Kosovë, Osmani deklaroi se familjet e ngushta të ish presidentëve kanë shfrytëzuar edhe pas 3 vite pas përfundimit të mandatit.

“Policët nuk qëndrojnë gjatë orës mësimore kjo është një gënjeshtër e pastër dhe sulm edhe ndaj Policisë së Kosovës të cilët nuk e meritojn një sulm të tillë sepse thjesht po e kryejnë detyrën e njëjtë që e kanë kryer me presidentët paraprakë dhe familjeve të presidentëve paraprakë, me të drejtë jo vetëm që e kanë shfrytëzuar mbrojtjen e afërt gjatë mandatit por edhe 3 vite pas mandatit e kanë shfrytëzuar, a e dini pse përshkak se ju takon me ligj. Ligji për presidentin parasheh një gjë të tillë, a më keni dëgjuar ju ndonjë herë që të dal të them se pse po e shfrytëzojnë 3 vite pas mandatit mbrojtjen e afërt familja e ngushtë e ish presidentëve, natyrisht që jo. Ju takon me ligj dhe si presidente e vendit unë dua që ata të ndihen të mbrojtur”, tha presidentja Osmani. /21Media

Back to top button