Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani për Laban: Paraqet rrezik për sigurinë kombëtare

Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani, ka deklaruar se ”është thellësisht shqetësuese’’ se si në rastin të cilin ajo e ka vlerësuar si ndoshta më të rëndësishmin e kësaj dekade, është caktuar për gjyqtar Radomir Laban, për të cilin institucionet e sigurisë e kanë vlerësuar si rrezik për sigurinë kombëtare.

Ajo ka thënë edhe se në fund, caktimi i gjyqtarit është komplet në diskrecion të kryetarit të gjykatës Kushtetuese.

‘ E para, kjo nuk ka të bëj me vlerësime apo perceptime e mija si presidente ka të bëj me informata zyrtare që institucionet e tona të sigurisë i kanë dorëzuar para institucioneve të tjera tri herë radhazi. Nga tre drejtor të ndryshëm të institucioneve të sigurisë, njëherë në vitin 2018, nga një udhë heqje tjetër, pastaj 2021 nga një udhëheqje tjetër, pastaj në vitin 2024. Përkundër faktit që ekziston një sistem elektronik, kjo çështje e caktimit të gjyqtarit në fund është komplet në diskresion të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button