Osmani për vizat: Shkoj me shpresë në Bruksel, por pa pritshmëri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila do të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian, kur pitet që të futet në rend të ditës çështja e liberalizimit të vizave, ka thënë se atje shkon me shpresë, por që nuk ka pritshmëri të mëdha
“Unë çdo herë shkoj me shpresë, por pa shumë pritje. Le të shpresojmë se nuk do të ketë një zhgënjim të radhës”., ka thënë ajo në një intervistë për mediumin holandez NRC.nl.
Tutje, mediumi shkruan se katër vjet më parë, Kosova, e cila ka më pak se dy milionë banorë, duhej t’i shtohej vendeve nga të cilat qytetarët mund të hyjnë pa vizë në rajonin e Shengenit, por edhe kjo ndalohet. “Njerëzit nga Ukraina, Gjeorgjia, vende të ndryshme të Amerikës Latine lejohen të udhëtojnë lirisht. Por unë – e vetmja kam nevojë për vizë për të marrë pjesë në samitin në Bruksel”, thotë Osmani. “Është një padrejtësi e madhe: diskriminim ndaj popullatës sonë. Ne jetojmë në një geto.”, ka deklaruar Osmani./21Media

Back to top button