Rast unik për mos ta humbur në Prishtinë, një shfaqje plot adrenalinë nga Red Bull FMX Jam

Rast unik për mos ta humbur në Prishtinë, një shfaqe nga Red Bull FMX Jam (është format i shfaqjes të akrobacioneve me motoçikleta kross dhe në kuadër të ekipit FMX Forever) plot adrenaline dhe stile të ndryshme akrobatike.

Ngjarja pritet të zhvillohet më 26 qershor 2022 në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.
Ekipi i përbërë nga udhëheqësi Jimmy Jimbo Verburgh atleti brenduar i Red Bull, Radek Bilek nga Çekia, belget Gilles Dejong dhe Mick Van Dijck, do të arrijnë në Prishtinë këtë fundjave për t’i lënë pa frymë shikuesit me performancë 50 minutshe.

Ky ekip funksionon në nivel botëror shtrirë në të gjithë kontinentet, duke filluar nga disa mega metropole si Nju Delhi, Taiëan, Lima, Atina, Berlin etj.“ Ju mirëpresim të na bashkangjiteni për të ndjekur këtë ngjarje të pa parë më heret! Vizioni i kësaj shfaqe është promovimi dhe avansimi i komunitetit global të motoçiklistëve, sjellja e skenës ndërkombëtare sportiste në vendin tonë dhe poashtu promovimi i sporteve të brendit Red Bull. Bashkpunëtor i ngjarjes është Komuna e Prishtinës dhe Federata e Motoçiklistëve të Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Për informata shtesë rreth ngjarjes mund të t’i ndiqni në kanalet zyrtare të aplikacioneve online si në vijim:


https://www.redbull.com/in-en/events/red-bull-fmx-jam-2019#:~:text=Red%20Bull%20FMX%20Jam%202019&text=Robbie%20Maddison%20%2C%20Tom%20Pag%C3%A8s%20%2C%20Alexey,Gateway%20of%20India%20in%20Mumbai
/https://www.youtube.com/watch?v=pdUCJw0LTOA   /21Media
 


 
 
 

Back to top button