Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve në Bruksel

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Bruksel.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.

“Me ftesë të institucioneve të BE-së, Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkan Perëndimor”, ka thënë Kupina.

Samiti do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa në takim do të marrë pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Back to top button