​Osmani përkujton Enver Malokun: Duhet zbardhur autorët e vrasjes së tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar atdhetarin dhe gazetarin Enver Maloku, në 24 vjetorin e vrasjes.
Me këtë rast, Osmani ka thënë se ashtu siç atdhetari Enver Maloku ka bërë për të vërtetën, ashtu duhet bërë tash për zbardhjen e autorëve të vrasjes së tij.
“Në 24 – vjetorin e vrasjes së atdhetarit e gazetarit Enver Maloku, e kujtojmë me respekt bashkëpunëtorin e presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova dhe drejtuesin e Qendrës për Informim të Kosovës, zërin e të vërtetës sonë nga kohët e errëta. Siç bëri ai për të vërtetën, duhet të bëjmë ne, duke zbardhur autorët e vrasjes së tij dhe duke i përballë me drejtësinë! Qoftë i paharruar kujtimi për Enver Malokun!”, ka shkruar Osmani./21Media

Back to top button