Kosova ende po e shfrytëzon energjinë e deponuar në Shqipëri

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha për periudhën nga janari deri 15 mars, që është periudhë kritike e dimrit, e kanë paraparë të importojnë 300 gigavat në orë. Po ashtu shtoi se gjatë kësaj periudhe Kosova po e shfrytëzon energjinë e deponuar në Shqipëri.
“Ne kemi disa parashikime, për periudhën nga janari deri 15 mars, që është periudhë kritike e dimrit, kemi paraparë se do të na nevojiten të importojmë 300 gigavat në orë. Por, nga ana tjetër, gjatë kësaj periudhe po shfrytëzojmë energjinë e deponuar në Shqipëri. Shfrytëzimi ka shkuar mirë gjatë javëve të kaluar, kemi edhe rreth 70 gigavat orë”, deklaroi Rizvanolli.
Javët në vijim, ministrja tha se janë kritike, por shtoi se “kjo nuk do të thotë që do të kemi reduktime”.
“Vendosëm masat emergjente për furnizim me energji, duke qenë se situata me furnizim me energji pritet që të përkeqësohet gjatë javëve në vijim, duke marrë parasysh uljen e temperaturave në të gjithë Evropën. Po hyjnë në javë dhe muaj kritikë të dimrit. Kjo nuk do të thotë që do të kemi reduktime… Nuk jam duke e thënë këtë”, tha Rizvanolli.

Back to top button